Në shtëpinë e viktimës policia ka arritur tash e sa kohë, ndërsa familjarët, ata që kanë mundur të flasin, kanë dhënë detaje.
Njëri prej tyre gjithashtu ka thënë për Nacionalen se vjehërrit e viktimës dje kanë qenë në spital.
Ata i sollën tashmë të ndjerës para e rroba për fëmijën. Megjithatë, të njëjtat i kishte refuzuar.
“Vjehërrit e viktimës kanë qenë dje në spital dhe i kanë dërguar para e rroba për fëmijët. Ajo s’i pranoi. I ka thënë që po kërkon vetëm ndarje”, i tha ky i afërm i viktimës.