Gazetarja e Klan Kosovës, Arjeta Sinani, ka qëndruar në shtëpinë e viktimës 35 vjeçare, të vrarë sonte në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, nga ish-burri i saj.

Ajo ka realizuar një intervistë me Rrezat Magashi, djalin e agjës së viktimës.

Ai ka konfirmuar se ish-burri i viktimës, njëherit i dyshuari për vrasjen që tmerroi sonte Kosovën, i kishte bërë presion vajzës së agjës së tij, se kur do e lindte fëmijën, do ia merrte.

“Viktima ka qenë shtatzënë. Babai (i dyshuari) i ka thënë që do ia merr fëmijën”, ka thënë ai.

Rrezat Magashi, foli edhe për raportet që viktima i kishte me ish-burrin e saj.

Thotë se që nga momenti i martesës kishte pasur dhunë fizike dhe psiçike.

“Gjendja jonë është shumë e rëndë, se kemi prit kurrë këtë rast tragjik. Gjendja e familjarëve është shumë e rëndë”.

“Raportet mes tyre kanë qenë shumë të rënda, nga momenti që është martuar ka pasur dhunë fizike. Ka pasur shumë raste kur tashmë ish-burri as nuk e ka lënë që të vijë për vizitë, gjithmonë ka qenë nën përcjelljen e ish-vjehrrës. Ka ardhur vetëm gjatë ditës për vizitë tek familjarët asnjëherë nuk ka qëndruar natën”, tha ai.