Afati i provimeve të shtatorit tashmë ka filluar, por studentët llapjanë asesi nuk po arrijnë të sigurojnë një ulëse në biblotekën e qytetit, për të përgatitur provimet.
Lidhur me këtë problem, U.D i Drejtorit së Drejtorisë të Kulturës në Podujevë, Agron Gërguri ka thënë se ekziston problem i hapsirës fizike, por thotë se po mundohen që atë hapsirë që e kanë ta shfrytzojnë maksimalisht.
Ai ka shtuar se biblotekari i kësaj bibloteke po bën përpjekje maksimale për sigurimin e vendit për këta studentë, duke i dërguar ata edhe në sallat tjera, pasiqë salla e leximit është e pamjaftueshme për të gjithë.
Gërguri ka vazhduar duke thënë se nuk mjafton vetëm sigurimi i hapsirës fizike, por nevojiten edhe kushtet tjera për të përmirësuar këtë biblotekë, siç është digjitalizimi i saj, por momentalisht buxheti i ndarë për Drejtorinë e Kulturës e pamundëson një gjë të tillë.
Sipas tij, e kishin menduar si ide që hapsirën e sallës së sportit në Podujevë që gjendet në afërsi të Xhimnazit “Aleksandër Xhuvani” ta shfrytëzojnë si hapsirë për t’u lexuar, por akoma nuk është ndërmarrë ndonjë gjë në këtë drejtim./Llapi.info