Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Podujevë, Ekrem Hyseni, i ka mbledhur sot kryesinë e degës dhe kryetarët e pikave, njofton Llapi.info.
Hyseni thotë se i ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet në vend.
Derisa, thekson se kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Podujevë, për të cilat thotë se janë duke shkuar keq.
Sipas Hysenit, ekspertët e LDK-së në Podujevë, po i analizojnë shkaqet pse nuk po qeveriset mirë në Llap.
Shkrimi i plotë:
Në takime të ndara kryesinë e degës dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, i njoftova për qëndrimet e LDK-së, karshi zhvillimeve të përgjithshme në vend.
Gjithashtu me fokus të veçantë biseduam për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Podujevës, të cilat për fatin e keq të qytetarëve llapjanë nuk janë aspak pozitive.
Si pasojë e qeverisjes së keqe të LVV-së shumë institucione lokale po përballën edhe me mungesë të kushteve elementare për funksionimin e tyre.
Ekspertët tanë nga departamentet e degës, janë në fazën finale të përgatitjes së raporteve ku pasqyrohen shkelje, keqpërdorime dhe efikasitet i dobët në secilin dikaster.