Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë ka bërë që shumë të rinj në kryeqytet të dalin rrugëve për të festuar.
Flamuj kombëtar të vendosur mbi vetura dhe boritë e shoqëruan Prishtinën mbrëmjen e së premtes.
Por, për ta ndaluar një bllokim të komunikacionit, kanë ndërhyrë pjestarët e Njësisë Speciale.
Në videot e publikuara në rrjete sociale, ata shihen teksa kërkojnë nga qytetarët që të futen në makinat e tyre.