Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën mes katër veturave.

Policia njofton se lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj dhe 3 gra. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Skenderaj 04.12.2022 – 12:25. Katër vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë dhe 3 femra kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar.