Kroacia kaloi në gjysmëfinale duke e mposhtur Brazilin, e pjesë e skuadrës ballkanase është edhe një shqiptar nga Kosova. Bëhet fjalë për fizioterapeutin Nderim Rexhaj i cili e bën këtë punë me shumë përkushtrim prej 24 vitesh.

Në një intervistë për media, ai ka folur për burimin e suksesit të skuadrës kroate duke thënë se edhe në të kaluarën ka qenë burim i pashtershëm i talenteve të futbollit.

Ai kujton edhe periudhën kur edhe në ish-Jugosllavi, fjalën kryesore e kishin futbollistët kroatë të formuar në Dinamo, Hajduk, Rijek e Osjek, pa të cilët komponimi i çfarëdo formacioni as që mund të vinte në shprehje.

Rexhaj u pa sonte i fotografuar me yjet e skuadrës./Gazeta10

Fizioterapeuti Nderim Rexhaj nga Kosova