Personi i dyshuar, i cili ka plagosur policin Ekrem Neziri, pas sulmit kundër zyrtarëve policor në Zveçan, është arrestuar, i kanë thënë disa burime GazetësBlic.

Neziri është operuar gjatë ditës së sotme dhe operacioni i tij ka qenë i suksesshëm.

Ai gjatë ditës në spital është vizituar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.