Sot rreth orës 11:39 është djegur një hapsirë fushore me madhësi prej një 1 hektarë e gjysmë në fshatin Halabak.

Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Shërbimi i Zjarrfikësve në Podujevë, të cilët kanë thënë se dyshojnë që zjarri është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme nga person i panjohur.

Nga Shërbimi i Zjarrfikësve kanë bërë të ditur se kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe ta shuajnë atë tërësisht, ndërsa persona të lënduar nuk ka pasur./Llapi.info