Në fshatin Llaushë po vazhdojnë punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjet: “Islami”, “Fazliu”, “Hoxha” dhe “Visoka”.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Durim Salihu, ka vizituar sot fshatin Llaushë ku ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugëve në lagjet e këtij fshati.
Gjatë kësaj vizite kryetari Veliu ka konfirmuar përkushtimin e tij dhe të ekzekutivit komunal për vazhdimin e realizimit të projekteve në kompletimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha lokalitetet e Komunës së Podujevës.
“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, trotuareve dhe rrjetit të kanalizimit, vazhdon të ketë prioritet në investimet kapitale. Me asfaltimin e rrugëve, përveç që lehtësojmë qarkullimin e qytetarëve, po krijojmë kushte edhe për investime dhe zhvillim ekonomik në zonat rurale të komunës sonë”, ka thwnw kryetari Veliu.
Punët në asfaltimin e rrugëve në këtë fshat është duke i kryer kompania “ABC”.
Krahas asfaltimit të rrugëve në këto katër lagje, në fshatin Llaushë sivjet janë asfaltuar edhe rrugët e lagjeve “Tasheci”, “Kërtoku”.