Policia e Kosovës raporton se dje në ora 14:00 në fshatin Majac të Podujevës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme kanë sulmuar fizikisht viktimën K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Siç njofton policia, viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Podujevë, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, Policia e Kosovës njofton se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Podujevë, dje në orën 14:00 është raportuar për një zjarrvënje me ç’rast ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe te panjohura është përfshirë nga zjarri stalla e bagëtive me ç’rast janë djegur tre bagëti si dhe disa pajisje pune. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet përkatëse./Llapi.info