Një emër po na del vazhdimisht në lajmet që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës: Millan Mojsilloviq. Ai është Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë – dhe po përdoret nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq për t’i fryrë edhe më shumë propagandës kundër Kosovës. Kush është Mojsilloviqi?
Më 26 dhjetor, Mojsilloviq do të nisej për në Rashkë në orët e vona me urgjencë. Ai tha se kishte marrë “detyra” nga komandanti suprem Vuçiq. Po ashtu, tha se ushtria do t’i kryente ato detyra. E po ashtu tha se do të duhej rritur gatishmëria përgjatë kufirit administrativ të Kosovës me Serbinë.
“Tema e takimit (me Vuçiqin), theksoi ai, ishte Kosova dhe Metohija. Ai shtoi se nuk mund të fliste për detajet, por që ishte rrugës për në Rashkë dhe që Ushtrisë Serbe janë precize dhe të qarta dhe se do të kryhen.” – raportonte Danas.
Por, kush është Mojsilloviqi?
Millan Mojsilloviq kryen funksionin aktual prej 14 shtatorit të vitit 2018.
Ai ka lindur në Kosovë, pikërisht në Mitrovicë, më 3 gusht të vitit 1967. Dhe, prej moshës 24 vjeçare ka shërbyer në ushtrinë serbe.
Mojsilloviq ka qenë pjesëmarrës edhe në luftimet e përgjakshme që ndodhën në vitet ’90, përfshirë edhe Kosovën.
Ai ishte transferuar në marsin e vitit 1999 në brikadën 244 në Rahovec, ku kishte luftuar dhe shërbyer si shef operativ.
Mes vendeve ku ka shërbyer janë qytetet Banja Lluka, Vërshaci, Krushevci, Pançeva, Beogradi, Vranja, Prokuplja, Kragujevci dhe Nishi.
Ai përveç gjuhës amtare serbe flet edhe rusisht dhe serbisht.
Kujtojmë se barrikada të reja janë shtuar nga serbët vendës derisa besohet gjerësisht se prapa tyre qëndrojnë grupe kriminale që i binden lidershipit në Beograd.
Serbia i ka bërë kërkesë KFOR-it që të kthejë 1000 trupa në Kosovë. Ky hap është parë më shumë si një provokim se sa si një kërkesë e vërtetë.
Vuçiq edhe mbrëmë takoi Mojsiloviqin në Rashkë ku u shpreh falenderues për guximin dhe përkushtimin e ushtrisë në (sic) “ruajtjen e interesave jetike të vendit tonë dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi.”