Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës.

Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook”, thotë se ministri i Punëve të Brendshme sot duhet të jap dorëheqje, sespe sipas tij ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve të drejtësisë.

“Veprimet e kësaj qeverie janë veprime të pamatura dhe ad-hoc, që po i bëjn dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës”, shkruan Haxhiu.

Shkrimi i plotë:

Qeveria iu nënshtrua grupeve kriminale në veri të Kosovës, për 19 ditë nuk qe e aftë ta vë para drejtësisë policin Pantiq, por e lëshoi sot në arrest shtëpiak.

Lirimi i Pantiqit duket se është bërë me marrëvshjen e Qeverisë me grupet kriminale serbe. Kjo e liron Pantiqin ata i heqin barrikadat.

Kjo do të thotë nënshtrim i Qeverisë Kurti para grupeve kriminale.

Sot Xhelal Sveçla duhet të jap dorëheqje sepse ka dështuar ta sjell Pantiqin para organeve te drejtësisë.

Veprimet e kësaj qeverie janë veprime të pamatura dhe ad-hoc, që po i bëjn dëme të pariparueshme shtetit të Kosovës.