Edhe mëngjesin e sotëm pika kufitare në Merdar po vazhdon të jetë e mbyllur, njofton Llapi.info.

Kjo pasi që barrikada e vendosur dy kilometra nga pika kufitare, në anën e Serbisë, ende nuk është hequr.

Kjo ka shkaktuar pengesa në qarkullimin e veturave dhe mallrave në rrugën që të sjell tek pika kufitare në Merdar.