Policia e Stacionit të Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në fshatin Metergofc të Podujevës ka ndodhur një vdekje e dyshimt, me ç’rast një polic në detyrë zyrtare gjatë patrullimit ka vdekur.
Policia njofton për llapi.info se me urdhër të prokurorit trupi i policit është dërguar në obduksion.
Ndërsa, në fshatin Bërvenik të Podujevës raportohet për një rrahje mes familjarëve – kushërinjëve.
Policia nuk ka dhënë informata tjera lidhur me këtë rast./Llapi.info