Gani Geci është nisur për ta mbajtur burgun lidhur me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, shkruan Insajderi.

Ai është përcjellur nga familjarët e tij. Ka qenë Halil Geci i cili ka njoftuar se Ganiu është përcjell për në burg.

“Sot vëllau i jonë Ganiu po i përgjigjet vendimit të gjykatës i dënuar me 3 vjet e gjashtë muaj, neve si vëllezër me djemet tonë dhe miqë e shokë po e përcjellim që vëllau i jonë me përkushtim i nënshtrohet denimit. Urojmë të kthehet sa ma shpejt dhe më nderë si gjithmonë. Gjithmonë se bashku do ja dalim”, ka shkruar Halil Geci.