Dy persona janë plagosur pasditen e sotme në Shtërpcë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.
Njëri nga të plagosurit i përket moshës 11-vjeçare ndërsa tjetri është 31 vjeç.
Ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.
Rruga që çon për në Shtërpcë aktualisht është e bllokuar pasi dhjetëra serbë lokalë kanë dalë duke protestuar dhe duke kërkuar dënim për autorin.