Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka dhënë detaje nga plani për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se nëse nuk zgjidhet çështja e Asociacioni kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të dorëhiqet.

Më tej ai theksoi se pritet që pas 17 shkurtit do jemi në një situatë që Kosova të jetë pa qeveri në detyrë.

“Asociacioni është gur themeli i vazhdimit të dialogut. Sipas informacioneve qeveria e Kosovës e ka të draftuar statusin e acosacionit të Komunës me shumicë serbe. Kosova nuk mund të i ikë përgjegjësisë sa i përket çështjes së themelimit të këtij asociacioni. Në rast se qeveria e Kosovës do të tentojë të gjejë kohë alternative atëherë partnerët tanë strategjikë kanë sugjeruar të gjejnë partnerë alternativë për ta jetësuar këtë gjë.

I bie që kryeministri Kurti të dorëhiqet. SHBA ka thënë se do të qëndrojë mbrapa këtij asocacioni dhe do të udhëheqin këtë asociacion. Pritet që pas 17 shkurtit do të jemi në një situatë që do jemi pa qeveri në detyrë. Kurti e ka mision që asociacioni të jetësohet sa më parë përndryshe ne do të jemi në zgjedhje me 23 prill të këtij viti, ku planifikohet të bëhen dhe zgjedhjet në pjesën veriore”- tha ai.