200 mijë euro për subvencionimin e bizneseve prodhuese
Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit hap thirrjen për subvencionimin e investimeve në kapacitetet prodhuese.
Vlera financiare e mbështetjes do të jetë 200,000 euro.
Komuna e Podujevës do të subvencionojë 30% të vlerës së investimit në kapacitetet prodhuese(max 10,000 euro për një përfitues).
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri me datën 10.02.2023.
Bashkangjitur gjeni thirrjen dhe formularin e aplikimit;
https://kk.rks-gov.net/podujeve/category/njoftimetshpalljet/
Për informata më të detajuara mund të informoheni në zyren e Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik.
13.01.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim