Komuna e Podujevës ka publikuar numrat emergjentë për qytetarët që janë në vështirësi si pasojë e vërshimeve, shkruan Llapi.info.
“Numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës janë: 03820041083 Ndërsa tek numri +38346619110 mund të shkruani kërkesën tuaj në platformën Viber dhe zyrtarët kompetent do të pranojnë kërkesën tuaj”, thuhet në njoftim.
Llapi.info ka raportuar sot për vërshime të mëdha në disa fshatra të Podujevës.
Në anën tjetër, në një postim në Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se zonat më të prekura janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë.
“Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë bërë që disa zona në Komunën e Podujevës të përballen me vërshime. Si institucione lokale që nga mëngjesi jemi në teren duke intervenuar në zonat më të prekuara, ku momentalisht kemi 4 ekipe të të cilat janë duke intervenuar në këto zona. Zonat më të prekuara janë; Pakashticë, Kërpimeh, Letanc, Peran dhe Obrançë, po ashtu edhe disa rrugë janë përshkuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Situata është e menaxhueshme, por me tendencë të përkeqësimit për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut. Apeloj tek të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet emergjente institucionale, në mënyrë që përmes koordinimit të përbashkët të tejkalohet sa më shpejtë kjo situatë”, shkroi ai./Llapi.info