Ballkani ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke e fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës.
Të udhëhequrit e Ilir Dajës në finalen e kësaj gare shënuan fitore ndaj Llapit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Titanic Deluxe” në Belek të Turqisë përfundoi me rezultatin minimal 0:1.
Kjo ndeshje u vendos në minutën e 62-të, kur shënoi Lumbardh Dellova.
Mirëpo, fundi i kësaj ndeshje ishte përplot me tensione. Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Dellovës.
Pastaj u përfshin edhe Alef Firmino e Lindon Emërllahu, teksa gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq.