Pamjet me dron tregojnë shkatërrime masive në provincën kufitare të Turqisë, Hatay.
Nga pamjet nga droni shihen shtyllat e tymit që burojnë nga ndërtesat e rrafshuara ndërsa punonjësit e shpëtimit ngjiten mbi strukturat e shembura në kërkim të të mbijetuarve.
Tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orët e para të së hënës dhe shkaktoi shkatërrime në të gjithë Turqinë jugore dhe Sirinë veriore.