16 foshnjat që u gjetën vetëm pas tërmeteve katastrofike dhe që u nxorrën nga rrënojat në juglindje të Turqisë u transportuan drejt Ankarasë me avionin presidencial të presidenit turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Të 16 foshnjat u gjetën të vetme në zonat e prekura nga tërmeti , ndërsa dy prej tyre u shpëtuan nga rrënojat.
Mediet vendase bëjnë me dije se 16 foshnjat ndodhen aktualisht në spitalin e Ankarasë ku po marrin ndihmë mjekësore.
Bashkëshortja e presidentit, Emine Erdogan vizitoi foshnjat në spital.
Sipas agjencisë turke Anadolu , bebet e vogla u gjetën në zonën ë Kahramanmaras, e cila u rrafshua nga tërmeti 7.8Rihter dhe pasgoditja 7.5 Rihter disa orë më vonë.
Avioni presidencial është përdorur ditët e fundit për të transportuar të plagosurit në spitalet në Ankara, ndërsa anëtarët e ekipeve të shpëtimit po transportohen gjithashtu në 10 zonat e prekura.
Agjencia shtetërore turke raporton se të 16 fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk po përballen me asnjë problem.
Temperaturat e ulëta thelluan mjerimin të enjten për të mbijetuarit e tërmetit masiv në Turqi dhe Siri që vrau të paktën 15,000 njerëz, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën për të shpëtuar një numër të madh njerëzish të bllokuar ende nën rrënoja.
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të së hënës pritet të rritet ndjeshëm pasi përpjekjet e shpëtimit janë afër kufirit prej 72 orësh që ekspertët e fatkeqësive e konsiderojnë periudhën më të mundshme për të shpëtuar jetë.
“Nipi im, kunata dhe motra e kunatës janë në gërmadha. Ata janë të bllokuar nën rrënoja dhe nuk ka asnjë shenjë jete”, tha për AFP Semire Coban, një mësuese kopshti në Hatay të Turqisë.
“Nuk mund t’i arrijmë. Ne po mundohemi të flasim me ta, por ata nuk po përgjigjen… Presim ndihmë. Tashmë kanë kaluar 48 orë”, tha ajo./Albeu.com/.