Shoqata e Afaristëve të Podujevës me 11 shkurt, do të mbajë Kuvendin e parë të Punës, me ç’rast ka ftuar të gjithë afaristët llapjan, të cilët gjenden brenda dhe jashtë Kosovës.
Ftesa e Shoqatës së Afaristëve të Podujevës:
Shoqata e Afaristëve të Podujevës, ka nderin të ju ftoj në një darkë të përbashkët pune, me ç’rast do të shënohet viti i parë i aktivitetit të shoqatës, si dhe do të mbahet Kuvendi i Parë i Punës, ku do të prezantohen dhe aprovohen planet për aktivitete dhe objektivat e përbashkëta, të anëtarëve të shoqatës për vitin 2023.
Kuvendi i Parë i Punës së Shoqatës së Afaristëve të Podujevës do të mbahet më datë 11 shkurt 2023, duke filluar në orën 18:00-20:00 në Restaurant Artela, Llapashticë.
SHAP është themeluar nga afaristë llapjan, që kanë për synim të luajn rol kyq në:
• Përfaqësimin e interesave të anëtarëve të shoqatës;
• Përmirësimit të ambientit biznesor në Komunën e Podujevës;
• Shkëmbimin e informatave në mes anëtarëve të shoqatës;
• Organizimin e trajnimeve, seminarëve, vizitave studimore si dhe pjesëmarrjen në panaire vendore e ndërkombëtare;
• Nxitjen e angazhimit dhe përfaqësimin e denjë të grave afariste llapjane. Shoqata e Afaristëve të Podujevës përfaqëson, promovon, mbështet dhe mbron interesat e të gjitha bizneseve llapjane.
Për t’u bëre pjesë e diskutimit në caktimin e objektivave për vitin 2023 si dhe për t’u përfshirë në aktivitetet e planifikuara të shoqatës në arritjen e këtyre objekivave, SHAP ka kënaqësinë të ftoj të gjithë përfaqësuesit e bizneseve llapjane, të marrin pjesë në Kuvendin e Parë të Punës së Shoqatës.
Për të konfirmuar pjesmarrjen ose për të kërkuar agjenden e takimit si dhe informata shtesë na kontaktoni në tel (viber): +383 48 444 993; email: [email protected]; fb: Shoqata e Afaristëve të Podujevës.