Një burrë 35-vjeçar si rezultat i përpjekjeve intensive është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore turke të Hatay, pas 149 orësh qëndrim nën to, raporton “Anadoly Agency”.
35-vjeçari që është identifikuar me emrin Mustafa Sarigul, ishte zënë nën rrënojat e një ndërtese të shembur gjashtëkatëshe, si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë, të hënën e 6 shkurtit.
Ai ishte zbuluar pas skenimeve të ndërtesës, në lagjen Antakia të qytetit Hataj, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit, personeli ushtarak si dhe ekipe nga Ushtria e Rumanisë, raportohet se punuan për pesë orë për ta shpëtuar 35-vjeçarin.
Atij i janë bërë kontrollet e para dhe tashmë i është dorëzuar ekipeve shëndetësore.
Shifra e të vdekurve në Turqi e Siri tashmë kaluar në mbi 28 mijë.