Ti dhe Unë

Kur shpirti të troshitet nga mosbindja kush nga ne vuan më shumë, ti që tenton me varkë të thyer të kalosh dallgët e egërsuara të detit apo unë qe dua t’ia marr kohën hanës n’mes të natës?
Jo çdo dëshire që t’kaplon është e duhura edhe pse dashuritë lindin nga mëkatet, por n’këtë mes as ti as unë nuk dashurojmë. Shoh sy të etur që depërtojnë përtej kufijsh, duar t’djallëzume që kërkojnë shtrëngim, epsh t’paarsye që s’do t’gjej pushim, mos m’u bëj purgator, o mëkatari im.
N’mendimet tua jam fiksim, por jo edhe më i bukuri shpëtim, e t’refuzoj si polet magnetin se t’dua mik e jo armik.