Policia e Kosovës ka raportuar se dje në rrugën “Agron Rrahmani” në Podujevë në ora 18:05 ka arrestuar një person të kërkuar nga policia.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, është raportuar për një të arrestuar tjetër në Podujevë në ora 16:16 për armëmbajtje pa leje.

“Raportohet se pas marrjes së një informate për të shtëna me armë zjarri me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit mashkull K/Shqiptar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47 me një karikator me katër fishekë të cal.7.62 mm , një pushke gjuetie dhe një revole e llojit Bereta te cal.7.65 mm. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, raporton policia./Llapi.info