Mehmet Kodraliu, i cili i ka fëmijët në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Xheladin Rekaliu” në Podujevë para disa dite ka shprehur dëshirën për t’ju ndihmuar disa fëmijëve të kësaj shkolle, duke dhuruar mjete shkollore për ta.
Drejtori i kësaj shkolle, Muhamet Jashari, për Llapi.info ka treguar se ky prind në mënyrë vullnetare ka dhuruar këto mjete për nxënësit në nevojë.
“Ky prind ka sjellur rreth 300 fletore për nxënësit, po ashtu ka sjellur edhe mjete tjera si lapsa, blloka, ngjyra dhe 2 çanta” ka thënë Jashari.
Ai më tej ka thënë se neser ose pasneser do të shpërndahen këto fletore në bashkëpunim me mësuesit. Ai ka sqaruar se ndonëse janë sjellur disa ditë më parë, ato nuk u janë dhënë nxënësve për shkak se kanë pritur që ata fillimisht të stabilizohen me furnizim të librave.
“Aksione të tilla janë rezultat i bashkëpunimit të mirë në mes të prindërve dhe shkollës” ka thënë në fund Drejtori Muhamet Jashari./Llapi.info