Një aksident i rëndë në trafik ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 në fshatin Piranë të komunës së Prizrenit, ku një veturë ka goditur për vdekje një grua të moshuar. Viktima nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Nazmije Muja, 65-vjeçare,

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare”, ka thënë Bytyqi.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.