Në fshatin Bellasicë të Komunës së Podujevës gjendet një objekt antik për të cilin banorët thonë se ka qenë e eksploatuar nga romakët e vjetër. Përkrah tij, gjendet edhe vendi i ashtuquajtur “Kroi i Syrit”, për të cilin thuhet se ka përbërje të squfurit dhe në kohërat e lashta është përdorur për shërimin e syve.
Një lexues i portalit Llapi.info ka dërguar disa fotografi ku shihen disa mbetje arkeologjike të Objektit Antik, për të cilat ai thotë se janë lënë anash nga inistitucionet. Në njërën nga fotografit shihet edhe rrjedhja e ujit në Kroin e Syrit, ujë ky i cili sipas lexuesit përmban një aromë specifike.
Ndërsa, sipas disa informacioneve në gropat e ish-minierës së Bellasicës janë duke u bërë hulumtime për ekspolatimin e xehëve. /Llapi.info