Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti tash po thotë se do të bëjë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës, por se këtë e kanë thënë gjithmonë.

“Në njërën anë flet për kushte të asociacionit, por tani këtu në marrëveshje flet për sekuencim të marrëveshjeve. Nuk flet më a do ta bësh Asociacionin, sepse ke thënë që me kompetenca pa kompetenca ekzekutive ose jo, nuk e bëj. Tani s’po flet. Tani thua do ta bëjmë një Asociacion sipas interpretimit të Kushtetutës siç kemi thënë gjithherë. Po, pse s’po thua këtu në foltore e pse e bën në marrëveshje, pse e bën këtë paralelizëm në një realitet të vetëm që duhet të jetë, këtë s’e kuptoj asnjëherë”.

Abdixhiku tha se në nenin 7 flitet për monoetnicitet, por edhe për tejkalim të Asociacionit.

“Neni 7, jo vetëm monoetnicitetin, por edhe tejkalimin përtej Asociacionin. Edhe monoetnike, sepse flet për një komunitet serb që do të kenë të drejta menaxhuese dhe lidhje të veçanta me qeverinë e Kosovës dhe lidhje financuese me Serbinë”.