Një grua ka raportuar në Polici të enjten se është kanosur me vrasje nga bashkëshorti i saj në Podujevë.

Në njoftimin e Policisë të premten thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe se sipas viktimës, ai ka probleme psikike

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.