Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë se Policia e Kosovës kanë hyrë në grevë për shkak të pa kënaqësive lidhur me Ligjin e Ri të Pagave.

Pëmres një postimi në Facebook, Kajtazi ka thënë se po vlon Policia e Kosovës.

“ Zhvillime ne vlim ne Policine e Kosoves. Stafi i flotes ka hyre ne greve, ndonese asnjeri nuk ka guxim te flas publikisht nga frika e ndeshkimit. Kryesindikalisti po e mohon, nderkohe mbi 10 greviste e kane konfirmuar greven ne kushte anonimiteti”, ka thënë Kajtazi.