Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, Policia e Kosovës ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h.

Sipas njoftimit të PK’së, shoferi u gjobit me 300€ dhe 3 muaj i ndalohet drejtimit të mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.