Komuna e Podujevës që drejtohet nga Agim Veliu ka vendosur t’i shpenzojë 5 mijë euro për larjen e veturave.

Larjen e këtyre veturave do ta bëjë Autolarja “Ilir Stublla”, që është është shpallur fituese në mesin e tri kompanive konkurruese, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas njoftimit për dhënie të tenderit në KRPP, çmimi për larjen e veturave është nga 2.30 cent; 1.30 cent dhe 1.00 euro.

Kompania fituese dhe komuna e Podujevës kontratat për tenderin “Larja e automjeteve zyrtare të Institucioneve Komunale”, do ta nënshkruajnë me 17/09/2015./Gazeta Fjala/.

komuna