Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje rreth orës 19:00, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari janë gjetur të mbjella në saksi pësë bimë të llojit Kanabis Sativa, ku rasti është nën hetime.

Poashtu, nga Policia raportohet se një mashkull është arrestuar sepse ka sulmuar viktimën mashkull, ku i ka shkaktuar lëndime trupore dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjatë ditës se djeshme në Podujevë, Policia ka konfiskuar një kamion me 5.20 metra masë druri pa dokumente përcjellse, ku i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt./Llapi.info