Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti ka thyer xhamat e autobusit të klubit të Ballkanit, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Rr. Zahir Pajaziti , Podujevë 12.03.2023-15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë i ka thyer disa xhama të një autobusi. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK.
Në incidentin e djeshëm të tifozerive, pas ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit, kanë mbetur të lënduar pesë persona – prej tyre, dy policë.
Kurse, janë arrestuar 21 persona.
/Llapi.info