Një incident ka ndodhur të dielën e kaluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë – pas ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit.

Nga po i njëjti, kanë mbetur të lënduar pesë persona – dy prej tyre policë.

21 tifozë u arrestuan, derisa tifozët e Ballkanit dëmtuan stadiumin  e Llapit, duke hedhur madje edhe karriget në rrugë.

Ndaj këtij skandali, e gjithë kryesia e kësaj tifozerie ka dhënë dorëheqje.

Ata kanë akuzuar edhe trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Më poshtë reagimi i plotë, pa ndërhyrje;

Gjate këtyre 3 ditëve e kemi percjellur gjendjen në përpikmëri dhe adresimet kundrejt nesh janë shumë të neveritshme, sidomos nga mediat.

Gjatë këtyre 3 ditëve asnjeherë nuk u fol për banerin kërcenuese që e shpalosën gjatë lojës, asnjeherë nuk u fol për këngët kërcenuese të postuara 1 ditë para loje, asnjeherë nuk u fol që u sulmuam me gurë gjatë tërë ndeshjes dhe mbas saj, asnjeherë nuk u fol që dy hymjet në drejtim tonin ishin të mbushura me tifozë të tyre dhe nuk kishim rrugëdalje tjeter, asnjeherë nuk u fol pse erdhi deri tek hudhja e karrikave.

Gjithmonë u fliste përshkak të humbjes, po ju tregojmë që ne në 30 vjet të egzistencës tonë nuk kemi fituar asgje deri para 2 3 vitesh, gjithmonë humbisnim, pra asnjeherë nuk e shikojmë rezultatin e ndeshjes. Gjithmonë në Llap jemi sulmuar me gurë, njejtë si vitin e kaluar ku u lënduan 2 tifozë nga ne. Kurse në këtë vitë e dinim përsëri që do sulmoheshim nga tifozët kundërshtar me gurë, jo vetëm se ndodhi por edhe u thye autobusi që udhëtuam ne.

Borxhin për dëmet duhet ta paguajë vetëm një emer dhe vetëm njëri njeri ai është Batatina. Është ky që e ka pru gjendjën deri këtu duke na cilësuar si pjesë të serbis, e dim të gjithë këtë.

Ne i dalim Zot vetës, por është e pakuptimtë gjithë ajo ndeshje me tension të lartë të ketë një organizim kaq të dobët. Besojmë plotësishtë në pafajtësinë tonë sepse krejt kjo erdhi për vetmbrojtje.

Nuk ishte asnjeherë në planin tonë të bëjmë dëme.

Falenderojmë Presidentin e Klubit Arsim Kabashin që na qëndroj gjithmonë pranë në këtë situatë aspak komode.

Nga sot data 14 Mars, krejt struktura e tifozërise jep dorëheqje nga Xhebrailat për të ardhur emra dhe gjenerata të reja.

Deri në fund drejt qëllimeve dhe idealeve tona,përkrahje dhe dashuri për këto ngjyra dhe këto emblema.

Me Respekt,
XHEBRAILAT
Suharekë 14 Mars, 2023