Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Maloku, ka shkelur ligjin për Arsimin Parauniversitar, pasi ky i fundit pa konkurs i ka dhënë të bijës 10 orë të psikologjisë në Shkollën e Mesme Teknike “Fan S. Noli”.

Një gjë të tillë për Klan Kosovën e ka thënë Flakron Gashi, asambleist i PDK-së.

Ai ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se po bënë shkelje ligjore, e veçanërisht ka drejtuar akuza për drejtorin e arsimit për shkak te parregullsive në konkursin e fundit për mësimdhënës, transmeton Llapi.info

Sipas tij, Avni Maloku, drejtor për Arsim në Podujevë, pa konkurs i ka dhënë 10 orë të bijës në Sh.M.T. “Fan S. Noli”.

Mirëpo, Maloku për Klan Kosovën është arsyetuar se nuk e ka shkelur ligjin kur ia ka dhënë orët e psikologjisë të bijës.

Se Avni Maloku ka shkelur ligjin, kanë thënë edhe zyrtar të Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë thënë se sipas udhëzimit administrativ çdo vend i lirë i punës prej një shkolle në shkollën tjetër duhet të bëhet me konkurs dhe kriteret dhe kushtet e konkursit janë të përcaktuara me udhëzim administrativ./Llapi.info

podujev-690x380