Një aksident ka ndodhur në orën 12:32 në afërsi të tregut në Podujevë. Aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.
Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë zyrtare, e cila ka qenë edhe shkaktare e aksidentit, duke goditur një veturë të tipit Golf 2.
Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit, i cili ka dërguar fotografitë edhe videon./Llapi.info