KF. “Llapi” ndeshjen e javës së 6-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës si nikoqir do ta zhvillojë kundër KF. “Drenica”.

Takimi për pikë mes këtyre dy ekipeve zhvillohet sot në ora 16:00 në stadiumin në Merdarë.

Deri tani, KF. “Llapi” gjendet në pozitën e parafundit në tabelën e Raiffeisen Superligës së Kosovës me 4 pikë, ndërsa KF. “Drenica” në pozitën e 8-të me 5 pikë./Llapi.info