Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e Urgjencës së Qytetit të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Nga afër këto punime i ka përcjellë sot kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stubulla

Postimi i plotë i Bulliqit:

Dinamikë e jashtëzakonshme dhe punë cilësore, kështu mund ta përshkruajmë ecurinë e punimeve në ndërtimin e Urgjencës së Qytetit.

Sot me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla i kemi përcjellur nga afër punimet e Urgjencës së Qytetit, ku i përgëzuam kompaninë punëkryese për punën që po bëjnë, si dhe ofruam gjithë mbështetjen komunale për realizimin sa më të mbarë të projektit.

Urgjenca e Qytetit do të jetë objekt i kompletuar me pajisjet më moderne shëndetësore, me cilësinë dhe dinamikën e punimeve urgjenca është edhe model për tu ndjekur në planifikimin dhe realizimin si projekt.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

May be an image of 6 people and outdoors

May be an image of 3 people, outdoors and brick wall