Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar sot për vizitë në Podujevë.

Ai  është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ku kanë  vizituar edhe një fabrikë në fshatin Letanc.

Postimi i Bulliqit në Facebook;

Bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati kemi vizituar fabrikën S//SPRINT në Letanc, e cila është njëra prej fabrikave vendore që ka përfituar nga masat mbështetëse nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu kjo fabrikë ka përfituar edhe nga komuna në projektin e subvencionimit që kemi bërë për ndërmarrjet lokale. Kompania S//SPRINT në treg njihet për cilësinë e saj të produkteve, çka na gëzoi fakti edhe më tepër ishte se kjo fabrikë edhe është zgjedhur si një ndër tre tatimpaguesit më të rregullt në vendin tonë.

I përgëzuam menaxhmentin dhe punëtorët e fabrikës për cilësinë e produkteve që ofrojnë në treg, si dhe për sukseset që kanë arritur në eksportimin e produkteve të tyre në shumë vende të BE-së.