Në konkursin për mësimdhënës të shpallur më datën 25 korrik 2015 nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës nuk ka pasur asnjë vend të lirë të shpallur për Shkollën Fillore “Enver Maloku” në Podujevë. Por, kjo nuk e ka penguar Drejtorin e Arsimit në Podujevë, Avni Malokun, që të punësoj në këtë shkollë si zëvendësim kusherinën e Agim Veliut, Ganimete Veliun.
Për një periudhë të përkohshme, Ganimete Veliu, e diplomuar në programin për Gjuhë Shqipe, do t’u jap mësim klasëve të para në Sh.F. “Enver Maloku” në Podujevë. Ajo ka marrë klasën e parë të mësuesit Ahmet Mulliqit, i cili është në pushim mjekësor për arsye shëndetësore.
Se pse është marrë pikërisht kusherina e Agim Veliut si zëvendësim dhe jo ndonjë konkurrent tjetër, Drejtori i Arsimit, Avni Maloku, ka thënë për shkak se ka qenë punëtore në Bajçinë dhe ka qenë pjesëmarrëse e
konkursit.
“Ganimetja është marrë sepse ka qenë punëtore në Bajçinë. Nuk e kam marrë Ganimeten me mbajt në punë, por e kam marrë që qata fëmijë mos me i lënë deri të zgjedhi problemin e Ahmetit. Nëse nesër e zgjedhi problemin e Ahmetit e lëshoj sepse ligji ma lejon”, ka thënë Maloku.
Ndërsa, sipas një burimi zyrtar të portalit Llapi.info në këtë shkollë, mësuesi Sadik Gimolli, sot me datë 21 shtator ka dal në pension, dhe sipas burimit, zyrtarët komunal kanë planifikuar që në momentin kur të kthehet Ahmet Mulliqi nga pushimi mjekësor do të vazhdoj me klasën e Sadik Gimollit dhe Ganimete Veliu të mbetet me klasën e Ahmet Mulliqit.
Se ky mësues ka dal në pension e pranoj edhe vet Maloku, vetëm duke thënë se mësuesi Gimolli dje me datën 20 shtator ka dal në pension dhe jo sot.
Se çfarë do të bëhet me klasën e mësuesit Gimolli, Maloku ka thënë se tani do ta shqyrtojmë këtë qështje.
“Klasën e Sadikut do ta shqyrtojm tash. Nëse Ahmeti e merr klasën e mësuesit Sadik, atëherë do ta shqyrtojmë qështjen e Ganimetës. Do t’i shqyrtojmë të kualifikuarat me mësusni, që për momentin nuk e kam asnjë sepse i kam shpërndarë të gjithë. Andaj, duhet me shku me variantet rezervë që përkohësisht me gjetë një me përvojë në arsim”, ka thënë Maloku.
Ai nuk ka specifikuar se për sa kohë do t’i nënshkruhet kontrata Ganimetes.
Llapi.info ka kontaktuar Besa Bytyçin, Zyrtare për Informim në MASHT, për të marrë informatë se a duhet hapur konkurs plotësues kur nevojiten zëvendësime, por ajo ka thënë ta thërrasim më vonë për shkak se është e zënë. Ajo është telefonuar më vonë, por nuk e ka hapur telefonin./Llapi.info