Tre persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:30 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sibofc të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur një lexues i portalit.

Llapi.info ka kontaktuar Policinë e Stacionit të Podujevës për të kuptuar më shumë rreth këtij aksidenti, por këta të fundit kanë thënë që të thërrasim më vonë për shkak se ekipet ende janë në terren. Ndërsa, Llapi.info nga burimet nga vendi i ngjarjes mëson se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra e tipit BMW dhe tjetra Kamionet.

Llapi.info ka kontaktuar mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente në Podujevë për të kuptuar rreth gjendjes së të lënduarve.

Sipas mjekut, tre persona të gjinisë mashkullore kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Ata janë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Mjeku njofton se ata janë jashtë rrezikut për jetë./Llapi.info