Llapi ka shënuar fitore të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës, në kuadër të Superligës së Kosovës, shkruan Llapi.info.  

Serinë e golave për për Llapin e hapi Gerhard Progni në minutën e gjashtë.

Ndërsa, rezultatin për Llapin e dyfishoi braziliani Firmino, me golin e realizuar në minutën e 45-të.

Ekipi nga Podujeva shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë.

Ishte Festim Alidema që ngriti shifrat në 3-0 në minutën e 81’, kurse për epilogun përfundimtar 4-0 u përkujdes Albion Kurtaj.

Me këtë fitore, Llapi arrin në kuotën e 39 pikëve dhe pozicionohet në vendin  e katërt.

Në xhiron  e radhës, Llapi do të ketë punë me Trepçën ’89./Llapi.info