Kuvendi i Komunës së Podujevës në bazë të nenit 73 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L – 040, nenit 4.2 të Udhëzimit administrativ të MAPL-së, nr. 2008/10 për organizimin dhe funksionimin e Komiteteve konsultative në komuna dhe të nenit 71 të Statutit të Komunës nr. 01-1/298-10, Kuvendi i Komunës së Podujevës, mbështetur në vendimin nr. 01-006-45858 të datës 27 maj 2014, ripublikon konkursin për anëtarësim në Komunitetet konsultative.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga data e publikimit për këto komunitete:

– Komitetin për Zhvillim Ekonomik
– Komitetin për Mbrojtje të Ambientit dhe Mjedisit
– Komitetin për Barazi Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Fëmijëve

Siç njofton Zyra për Informim në Komunën e Podujevës, Komitetet përbëhen nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe OJQ-ve. Puna në Komitete është punë vullnetare, pa kompensim.

Të gjithë ata që do të bëhen pjësë e këtyre komuniteve kanë këto kompetenca:
– Japin propozime dhe sugjerime në propozim aktet e ndryshme normative.
– Japin mendime dhe ide lidhur me iniciativat e ndërmarra në fushat përkatëse nga Kryetari i Komunës, Kuvendi i Komunës dhe Komitetet e Kuvendit.
– Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Komunës i paraqesin pikëpamjet dhe mendimet e qytetarëve për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme.
– Paraqesin propozime për zgjidhjen e problemeve të identifikuara.
– Bëjnë hulumtime të ndryshme.

Kushtet që duhet plotësuar për t’u bërë pjesë e këtyre komiteteve janë:
– Të jenë qytetarë të Komunës së Podujevës.
– Të jenë njohës me përvojë në fushat përkatëse apo anëtar i OJQ – së që merret
me atë fushëveprimtari.
– Të kenë aftësi komunikuese dhe hulumtuese.

Të interesuarit aplikacionet mund t’i marrin dhe dorëzojnë në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, objekti i Komunës, zyra nr. 164./Llapi.info