Në fund të rrugicës, në një shtëpi një katëshe dëgjohej një zhurmë e punës. Ishte ky, Adem Durmishi nga Podujeva, i cili mundohej të rregullonte dyert e oborrit në mënyrë që aty të mos hynin qentë.
Ai na hapi dyert e shtëpisë për të na uruar mirëseardhje edhe pse e kishte pothuajse të pamundur të fliste. Ai tash e 3 vite ka këtë gjendje, kur ishte operuar në fyt për shkak të frymëmarrjes dhe i kishte humbur zëri pothuasje tërësisht.
Gjersa ai ishte duke folur, nga plaga e hapur në fyt i rridhte gjak. Shihej se plagët e shkaktuara nga sëmundja ishin shumë të vështira, ku tash e 3 vite ai çdo ditë po përballet me të njëjtën gjendje.
Me një plis të bardhë në kokë dhe me disa rroba të leckosura pothuajse tërësisht, ai po mundohej të tregonte se gruaja e tij nuk gjendej në shtëpi, por ishte vetëm me vajzën e tij 23 vjeçare, e cila është e sëmurë psiqikisht tash e disa vite.

Ne pritëm deri sa edhe erdhi gruaja e tij, Fatime Durmishi e cila filloi të rrëfehej për gjendjën e rëndë nëpër të cilën po kalonte së bashku me burrin dhe me vajzën e saj të sëmurë. Ndërsa, vajza tjetër e tyre ishte martuar në Kaçanik.

“Burri është i sëmurë nga frymarrja e qika është e smutë psiqikisht. Dytë kanë nevojë për barna e për doktorë, po na nuk kemi mundësi me i shëru. Burrit i ka mbetë plaga në fyt hap, po na lypin pare për me shëru, ky duhet me ngjit 1 bateri në fyt e tani me mujt me fol” tregon Fatimja, zëri i së cilës dridhej.

Ajo e kishte hallin për sigurimin e barnave, ku thoshte se sociali që ajo merr nuk mjafton sepse të dytë duhen të marrin terapi.

Këtë familje mund ta ndihmoni duke kontaktuar në numërin 045-376-805. Shtëpia e kësaj familje gjendet në rrugën “Ali Ajeti”./Llapi.info

12048729_10204787261737082_346443392_n

12047222_10204787261417074_287742640_n

12048945_10204787261017064_357290799_n