Gjilani ka arritur të kalojë në finale të Kupës së Kosovës, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Llapin.

”Skifterat” fituan sot me rezultat 1-0, kurse rezultati i përgjithshëm nga të dy takimet ishte 3-1.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina tha se sot vetëm futboll nuk ka pas, duke hedhur akuza drejt gjyqtarit Gramos Shala.

“Mendoj që sot vetëm lojë s’ka pas, vetëm futboll s’ka pas, Gramosi (gjyqtari) e la të luhet një lojë pa futboll, ka pasur vonesa dhe arbitri asnjë moment s’ka dhënë karton. Është jo normale kjo çka ndodhi’, deklaroi Batatina.

Ai gjithashtu tha se Gjilani nuk e meritoi kalimin në finale dhe nuk ka gjasa të mposht Prishtinën.

Gjilani nuk e meriton fitoren e as finalen, ne tani duhet të fokusohemi në kampionat dhe të luajmë në kampionat për të kapur Evropën në finale. Gjilani nuk ka potencial ta mposht Prishtinën.” tha Batatina për Art Sport./