Një këmbësor ka mbetur i vdekur nga goditja që ka marr nga një veturë e tipit Mercedes. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në Bardhosh, rreth orës 14:00.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar vdekjën e këmbësorit nga goditja e marrë nga vetura.
Në anën tjetër, qytetarë të kësaj zone kanë kërkuar që sa më shpejtë të vendoset ndonjë pengesë në këtë pjesë të rrugës, pasiqë shkolla është afër dhe rrezikohet jeta e fëmijëve.
Ngasësi i veturës është arrestuar nga Policia./Llapi.info